Policia e Kosovës ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme të duhanit dhe cigareve kontrabandë në zonën e kufirit me Serbinë, Korminjan – Komuna Ranilluk.
Malli është gjetur gjatë një kontrolli sot në një traktor me rimorkio të improvizuar, i cili drejtohej nga një shtetas i Serbisë.
Me këtë rast janë gjetur e konfiskuar duhan i përpunuar në paketime Marlboro, Winston, Camel, Lucky Strike me peshë nga 500 gramë në sasi prej gjithsej rreth 250 kg, Trokadero Slim 50 boksa me cigare, King 50 boksa, Korset i kuq 50 boksa, Korset i kaltër 50 boksa dhe Trokadero 50 boksa cigare – gjithsej 250.
Vlera e mallit në treg është rreth 8.500 euro, ndërsa shmangia nga tatimi dhe akciza rreth 13.000 euro.
Malli dhe automjeti dërgohen në terminalin doganor derisa rasti procedohet për trajtim te njësitë përkatëse policore.