Kryetari i Komunës së Ferizajit, Agim Aliu priti në takim kandidatin për deputet nga radhët e PDK-së, Genc Prelvukaj. Genc Prelvukaj mban numrin 40 në listën e kandidatëve për deputet.
“Me z. Agim Aliu, një prej njerëzve më kreativë që njoh, nën drejtimin e të cilit qyteti i Ferizajit, ka marrë ngjyrë, jetë dhe formë të bukur. #40 #131”, ka shkruar Genc Prelvukaj.
Kryetari Aliu ka thënë se Genc Prelvukaj, është një personalitet i mirënjohur e shumëdashur në gjithë gjeografinë kombëtare. “Personaliteti e vepra e tij vlerëplotë e bëjnë Gencin, vlerë të çmuar të gjithë shoqërisë, me gatishmërinë e tij që kontributin e tij ta jap edhe në sferën politike”, ka shkruar Aliu.
/KosovaPress/