Në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së, pa numëruar votat e diasporës, ato me kusht dhe personave me nevoja të veçanta, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 47 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 25, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 dhe koalicioni AAK-Nisma 8 deputetë.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga numërimi i 90.41 për qind të vendvotimeve, nga Lëvizja Vetëvendosje 10 nga 11 ministrat e saj që i ka kandiduar për deputetë kanë marrë mjaftueshëm vota, ndërsa Rozeta Hajdari pritet të mbetet jashtë Kuvendit.
Kandidatët që pritet të mbeten jashtë Kuvendit nga partia e Albin Kurtit janë Alban Bajrami, Ardian Gola, Arta Bajralia, Agon Batusha, Besim Muzaqi, Driton Hyseni, Ekrem Mustafa, Enver Dugolli, Enver Haliti, Fatmire Kollçaku, Fitim Haziri, Gani Krasniqi, Gramos Agusholli, Hydajet Hyseni, Jetmire Vrenezi, Milazim Salijaj, Mirlinda Tishukaj, Mirsad Shkreta, Nasuf Bejta, Nijazi Isaku, Shqipe Isufi dhe Vendenis Lahu.
Ndërsa nga radhët e PDK-së sipas rezultateve aktuale pritet të mbeten jashtë legjislaturës së re Ardian Kastrati, Eliza Hoxha, Florete Zjenullahu, Isak Shabani, Hajdar Beqa, Hisen Berisha dhe Xhavit Haliti.
Te LDK-ja pritet të mbeten jashtë Kuvendit ish-shefi i Grupit parlamentar Arben Gashi, Driton Selmanaj, Drita Millaku, Rrezarta Krasniqi, Valentina Bunjaku dhe Vlora Dumoshi. Ndërsa te koalicioni AAK-Nisma Besnik Tahiri, Shemsedin Dreshaj.