Kampioni anglez pëson debakël

Kampioni anglez pëson debakël

Futbollistët e Manchester Cityt kanë pësuar humbje në terrenin vendës kundër Tottenham.

Ata në ndeshjen e sotme të xhiros së 12-të të Premier Ligës pësuan me rezultat të thellë 0:4.


Kjo është humbja e tretë për Pep Guardiola dhe futbollistët e tij në sezonin e ri të garave.

Tottenham ndërkaq befasoi të gjithë me lojë tepër të mirë duke shënuar përmes Maddison në minutat 13 e 20, Porro në minutën 52 dhe Johnson në minutën e tretë kohës shtesë.

Liverpool prin me 28 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar. City mbetet në vendin e dytë me 23 pikë.

Lexo edhe

Video