Kamera ilegale që lidhet me strukturat paralele gjendet në Leposaviq, largohet nga Policia

Kamera ilegale që lidhet me strukturat paralele gjendet në Leposaviq, largohet nga Policia

Një kamerë ilegale është kapur në veri të vendit, konkretisht në Komunën e Leposaviqit. Sipas burimeve të KosovaPress, e njëjta është vendosur nga strukturat paralele.

Ajo kishte qenë e vendosur në një shtyllë elektrike, afër objektit të Elsktoseverit dhe e njëjta është larguar nga Policia e Kosovës.


Bëhet e ditur se kamera u ka shërbyer institucioneve të sigurisë në Serbi për të monitoruar rrugët.

Së fundi Policia e Kosovës ka konfiskuar arsenal armësh në veri të vendit.

Lexo edhe

Video