Kamberi kritikon BE për qëndrim pro Serbisë autoritare që shkel studentet protestuese

Kamberi kritikon BE për qëndrim pro Serbisë autoritare që shkel studentet protestuese

Analistja Kaltrina Kamberi ka kritikuar Bashkimin Evropian për qëndrimin pro Beogradit zyrtar në raport me Kosovën.  

Ajo në platformën X ka shfaqur pamjet se si një studente 20-vjeçare goditet nga një veturë gjatë përgatitjes për tubimin e radhës sot kundër Aleksandar Vuçiq në Beograd.


Regjimi i Aleksandar Vuçiq – ku disidenca përballet me shtypje brutale! Ashtu si kjo protestuese e re femër, ata që sfidojnë sundimin e tij rrezikojnë të heshtin, ndoshta edhe të vriten. BE, KE, Ursula von der Leyen, ky është autoritari që ju lavdëruat jo shumë kohë më parë, ka shkruar Kamberi.

Ndërkohë, BE-ja zgjedh të dënojë Kosovën për shpërbërjen e strukturave ilegale paralele të Serbisë, por mbyll një sy ndaj çmendurisë që shpaloset nën kontrollin tiranik të Vuçiq. Prioritetet?, ka përfunduar Kamberi.

Kujtojmë, BE-ja ka kritikuar dje Prishtinën zyrtare për mbylljen e institucioneve paralele serbe në Kosovë, ndërkohë që Serbia ka bojkotuar takimin e planifikuar për të pagjeturit në Bruksel me ndërmjetësimin e Miroslav Lajçak.

Lexo edhe

Video