Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i panjohur me veturë me targa të huaja pasi ka kryer kontrollin te pala serbe, ka vazhduar në drejtim të Kosovës në pikën kufitare në Muçibabë duke mos u ndalur për kontroll, raporton KosovaPress.
“Raportohet se një i dyshuar i panjohur me veture me targa të huaja pasi ka kryer kontrollin te pala serbe, ka vazhduar në drejtim të Kosovës duke mos u ndalur për kontroll. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim të policisë.