Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Kurtan Kajtazi ka takuar veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj të cilëve ka thënë se përulemi për veprën madhështore të tyre që solli lirinë dhe shtetin e Kosovës.
Aika shkruar në Facebook se PDK është partia e vetme politike që qëndroi krah veteranëve të UÇK-së e do të vazhdojë të jetë në përkrahje të tyre gjithmonë.
“Të nderuar veteranë të UÇK-së, vepra juaj madhështore është vet historia jonë, andaj qeveria e drejtuar nga PDK do të jetë përkrah jush. Me PDK-në, pagat tuaja do të jenë të dinjitetshme e respekti i shtetit ndaj veprës tuaj do të jetë maksimal. Më 9 shkurt votohet për të ardhmen, por votohet edhe për të kaluarën, sepse shteti duhet ta vlerësojë e respektojë të kaluarën e lavdishme të UÇK-së, e kjo do të ndodh me qeverinë e drejtuar nga Bedri Hamza dhe PDK”, ka shkruar ai.
Kurtan Kajtazi në listën e kandidatëve të PDK-së, mban numrin 37.
Artikull i sponsorizuar.