Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Serbeze Kabashi-Muçaj ka përkujtuar presidentin historik Ibrahim Rugova, në 19-vjetorin e vdekjes.
Ajo ka thënë se Rugova mbetet frymëzim për të gjithë – si simbol i paqes, unitetit dhe urtësisë.
“Sot, në përkujtimin e Presidentit historik Ibrahim Rugova, nderuam figurën e tij madhështore dhe vlerat që ai përfaqësonte për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Rugova mbetet frymëzim për të gjithë ne, si simbol i paqes, unitetit dhe urtësisë”, ka shkruar Kabashi-Muçaj në Facebook.