Kabashi-Muçaj: Gjakova e dëshmoi që forca jonë është qytetari

Kabashi-Muçaj: Gjakova e dëshmoi që forca jonë është qytetari

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Serbeze Kabashi-Muçaj, ka shkruar pas tubimit që kanë mbajtur të mërkurën në Gjakovë.

Ajo ka thënë se çdo ditë e më shumë po vërehet ndryshimi, duke shtuar se Gjakova dëshmoi se forca është qytetari.


Kabashi-Muçaj e cila mban numrin 78 në listën e LDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit, ka ftuar qytetarët që të bashkohen për të sjellur ndryshimin për arsim cilësor dhe shëndetësi të denjë për të gjithë.

“Çdo ditë e më shumë po vërehet ndryshimi. Gjakova e dëshmoi që forca jonë është qytetari. Bashkohu edhe ti që të sjellim ndryshimin dhe të zhvillojmë rininë me arsim cilësor dhe shëndetësi të denjë për të gjithë. Së bashku, mund të ndërtojmë një të ardhme më të mire”, ka shkruar Kabashi-Muçaj në Facebook.

Artikull i sponsorizuar

Lexo edhe

Video