Jolie shfaqet në publik për herë të parë pas ndarjes nga Pitt, duket krejt ndryshe

Jolie shfaqet në publik për herë të parë pas ndarjes nga Pitt, duket krejt ndryshe

Aktorja Angelina Jolie mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Palm Springs, ku tregoi imazhin e saj të ri pas divorcit nga Brad Pitt.

Angelina ka ndryshuar modelin e flokëve, që do të thotë se tani ka balluke. Ajo mbërriti në tapetin e kuq me Zahara Jolie-Pitt (19) dhe kishte veshur një fustan të zi dhe taka të së njëjtës ngjyrë, ndërsa vajza e saj ishte me një veshje të bardhë.


“Më shumë se tetë vjet më parë, Angelina bëri kërkesë për divorc nga Pitt. Ajo dhe fëmijët lanë pronat e tyre të përbashkëta dhe që atëherë ajo i është përkushtuar vetes kërkimit të paqes dhe rimëkëmbjes për familjen. Ky ka qenë një proces i gjatë që filloi tetë vjet më parë. Angelina është e rraskapitur, por ajo ndihet e lehtësuar që kjo pjesë është tani pas saj,” tha avokati James Simon.

Kujtojmë, aktorja kishte bërë kërkesën për divorc në shtator 2016 duke përmendur si arsye “dallimet e papajtueshme”. Kjo i dha fund martesës së tyre dyvjeçare, së cilës i parapriu një lidhje dhjetëvjeçare.

Lexo edhe

Video