Jennifer Aniston u pa duke dalë nga një darkë me Pedro Pascal

Jennifer Aniston u pa duke dalë nga një darkë me Pedro Pascal

Ylli i “Friends”, 56 vjeç, dhe ylli i “Gladiator 2” 49 vjeç, u panë duke u treguar mjaft të afërt teksa dilnin nga një bar në West Hollywood pas një darke luksoze së bashku. Ata u panë duke lënë Tower Bar në Hotelin Sunset Tower pas një darke tre orëshe të shtunën në mbrëmje.

Jennifer kishte veshur xhinse të errëta me takë, një T-shirt të bardhë me mëngë të shkurtra dhe një jelek të zi mbi të.

Me flokët e saj bionde në stilin e saj karakteristik, Jennifer dukej mahnitëse teksa fliste me Pedro jashtë restorantit, shkruan The Sun.

Ndërkohë, Pedro kishte veshur xhinse të kaltra dhe një xhaketë të zezë. Pasi u panë së bashku gjatë fundjavës, fansat e entuziazmuar ndanë mendimet e tyre për këtë mundësi lidhjeje në internet, përcjell KosovaPress.

“Jennifer Aniston dhe Pedro Pascal…po, e shoh vizionin qartë”, shkroi njëri.


Një tjetër tha: “Jennifer Aniston me Pedro Pascal duke darkuar!? Po ëndërroj!?”

Një i tretë shkroi: “Pedro Pascal dhe Jennifer Aniston – nuk di çfarë po ndodh, por e mbështes këtë me gjithë shpirtin tim”.

Ndërsa një i katërt shtoi: “Nëse me ndonjë mrekulli kozmike Pedro Pascal dhe Jennifer Aniston bëhen romantikisht të lidhur, zemra ime do të ishte kaq, kaq e lumtur”.

Një i pestë tha: “Pedro Pascal dhe Jennifer Aniston? Pavarësisht se është The Morning Show apo një projekt tjetër, e shoh vizionin. Ajo ishte një darkë pune”.

Darka e tyre vjen pas spekulimeve se Pedro mund të shfaqet në serinë popullore të Jennifer, The Morning Show. Muajin e kaluar, Jennifer dhe kolegia e saj në Morning Show, Reese Witherspoon, e ftuan Pedron për sezonin e ardhshëm të serisë.

Sezoni i katërt i Morning Show përfundoi xhirimet në dhjetor 2024.

Lexo edhe

Video