Jemi kthyer në shekullin e kaluar, banorët e Bibajt protestojnë për rrymë

Banorët e fshatit Bibaj të Ferizajt kanë mbajtur sot një protestë paqësore, në shenjë pakënaqësie me reduktimet e energjisë elektrike që kanë prekur shumë zona të vendit në këto kohë dimri.

Organizatori i protestës Faton Haxhi Salihu ka paralajmëruar se do të protestojnë serish të hënën përpara ndërtesës së KEDS-it në qendër të Ferizajt, në rast të  mos stabilizimit të gjendjes me furnizim me energji elektrike.

Ismet Pira, njëri nga protestuesit e sotëm, tregon se kishte ardhur nga Amerika për pushime në vendlindje, por po detyrohet të kthehet përsëri për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Ndërsa Agron Aliu thotë se në mungesë të furnizimit me energji elektrike është detyruar t’i çojë punëtorët në pushim.


Njëri ndër organizatorët Ejup Idrizi tregon për problemet e bizneseve si rezultat i mungesës së energjisë elektrike.

“Jemi kthyer në shekullin e kaluar kur i kemi larguar qirinjtë e llambat tash është shumë e vështirë pa energji elektrike në dimër”, tha ai.

Protesta e sotme e banorëve të fshatit Bibaj ka përfunduar e qetë dhe pa incidente.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Lexo edhe

Video