Jashtë Maqedonisë së Veriut po trajtohen 51 pacientë, aktivizohet mekanizmi i BE-së për mbrojtje civile

Jashtë Maqedonisë së Veriut po trajtohen 51 pacientë, aktivizohet mekanizmi i BE-së për mbrojtje civile

Deri më tani 51 persona të lënduar nga tragjedia e tmerrshme në diskotekën PULS në Koçan janë dërguar për mjekim jashtë Maqedonisë së Veriut. Ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski u falënderua për reagimin e shpejtë të kolegëve nga rajoni.

“Deri më sot janë dërguar për trajtim në këto shtete gjithsej 51 shtetas të Maqedonisë: 9 pacientë në Republikën e Turqisë, 14 pacientë në Republikën e Bullgarisë, 4 pacientë në Republikën e Greqisë, 17 pacientë në Republikën e Serbisë, 4 pacientë në Lituani, të transportuar me avion të ofruar nga Rumania dhe aktualisht 2 pacientë në Hungari”, tha Ministri i Punëve të Jashtme T, shkruat TV 21.

Ai bëri të ditur se gjashtë pacientë do të dërgohen sot në Austri, katër në Slloveni, katër në Kroaci dhe katër pacientë të tjerë në Norvegji dhe Hungari. Një ekip mjekësor nga Çekia tashmë ka mbërritur në vend për të ofruar ndihmë mjekësore dhe në çdo moment pritet të arrijë një ekip mjekësor nga Izraeli dhe Beogradi.

Bashkimi Evropian iu përgjigj kërkesës së vendit për aktivizimin e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile, nga i cili pritet ndihmë shtesë.


-Ne kemi reaguar menjëherë dhe kemi ofruar evakuimin e pacientëve me djegie të rënda. Nëntë vende evropiane – Kroacia, Greqia, Rumania, Sllovenia, Suedia, Lituania, Luksemburgu, Hungaria dhe Norvegjia – kanë ofruar menjëherë ndihmë dhe ndihma shtesë mund të pasohet, tha Eva Hrnčirová, një zëdhënëse e KE, transmeton KosovaPress.

Ekipet mjekësore në disa spitale në Serbi, Bullgari, Greqi, Turqi, Lituani dhe Hungari po bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të siguruar që këta të rinj të mbijetojnë dhe të kenë më pak pasoja. Informacionet nga institucionet shëndetësore në këto vende tregojnë se gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë.

Djegiet, të cilat mbulojnë deri në 28 për qind të sipërfaqes së trupit, janë simptoma të dëmtimit për shkak të gazeve toksike të prodhuara gjatë zjarrit. Disa kanë djegie në traktin e sipërm respirator, për shkak të thithjes së ajrit të nxehtë. Lëndimet klasifikohen si lëndime të rënda, të rrezikshme për jetën.

Në çdo vend ku dërgohen pacientët, MPJ-ja ka një person kontaktues të caktuar, i cili është në dispozicion 24 orë në ditë për prindërit dhe pacientët, lista e kontaktit publikohet në faqen e internetit të Ministrisë. Mucunski tha se do t’i propozojë Qeverisë që shteti përmes Fondit të sigurimeve shoqërore t’i mbulojë shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit të familjarëve të pacientëve maqedonas.

Lexo edhe

Video