Jakup Nura: Fatkeqësisht sonte në Skenderaj, qasja e kryeministrit, plot urrejtje ndaj këtij rajoni

Jakup Nura: Fatkeqësisht sonte në Skenderaj, qasja e kryeministrit, plot urrejtje ndaj këtij rajoni

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Jakup Nura ka thënë se Skenderaj nuk ka “të ndershëm” e “të pandershëm”, sipas tij, “këtu ka vetëm njerëz të mirë, njerëz që e vuajnë sot e kësaj dite luftën e fundit, dhe ka njerëz që irritohen kur dëgjojnë fjalor të viteve të 90-ta që na ka detyruar të bëjmë atë që i ka hije e për nder shqiptarit.


“Tubimi politik i Albin Kurtit sonte në Skenderaj është mungesë e respektit ndaj tri viktimave të aksidentit që ndodhi mbrëmë në komunë tonë, dhe dëshmoi se gjuha e përdorur prej tij, ka qenë e papranuar në vitet e paraluftës, për çka ka marrë edhe rezultatin e merituar”, ka shkruar Nura.

Andaj, sipas Nurës, “fatkeqësisht sonte në Skenderaj, qasja e kryeministrit e Kosovës, plot urrejtje ndaj këtij rajoni dhe këtyre njerëzve, që ka për qëllim të krijojë përçarje mes shqiptarëve, edhe pse kanë dëshmuar pathyeshmëri në çdo periudhë, me riktheu në atë kohë”.

Lexo edhe

Video