Ja sa vota mori PDK-ja në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit

Ja sa vota mori PDK-ja në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit

Partia Demokratike e Kosovës, është radhitur e dyta për nga votat në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. PDK-ja, gjithsej ka arritur 186 mijë e 302 vota apo 22.04 për qind.


Sipas statistikave të KQZ-së, nga votat me kusht, PDK-ja ka 2 mijë e 377 apo 20.17 për qind, nga votimi me nevoja të veçanta ka 621 vota apo 24.02 për qind. Ndërkaq, përmes postës, ka 5 mijë e 878 apo 9.48 për qind dhe përmes përfaqësive diplomatike ka një mijë e 175 apo 7.73 për qind.

Gjatë zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës gjatë vitit 2021, PDK-ja ka pasur gjithsej 148 mijë e 285 vota apo 17.9 për qind më pak se gjatë këtij procesi zgjedhorë, 2025.

Lexo edhe

Video