Ja sa vota morën kandidatët për kryeministër

Ja sa vota morën kandidatët për kryeministër

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar sot numrin e votave që kanë fituar kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës, pas numërimit të 90.41% të votave në vendvotime.

Sipas këtyre rezultateve, kandidatët për pozitën e kryeministrit renditen kështu në listën e KQZ-së deri tani: Kryetari i LVV-së, Albin Kurti me 259 mijë e 532 vota, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza me 150 mijë e 294 vota, kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku me 109 mijë 202 vota dhe kandidati për kryeministër nga AAK kolaicioni me Nisam Socialdemokrate, Ramush Haradinaj me 37 mijë e 752 vota.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot në orën 11:27 ka përditësuar rezultatet preliminare të partive politike për zgjedhjet e 9 shkurtit nga numërimi i të gjitha vendvotimeve sa ishin 2533 në tërë komunat.


Në bazë të këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 342 mijë e 254 ose 40.80 %, PDK ka marrë 184 mijë e 936 ose 22.05 %, pasuar nga LDK-ja e cila ka marrë 147 mijë e 928 ose 17.64 % dhe koalicioni AAK, Nisma Socialdemokrate, ka marrë 62 mijë 588 ose 7.46 %.

Deri më tani nuk janë numëruar votat e diasporës, votat me kusht dhe votat e personave me aftësi të kufizuara.

Në përgjithësi, numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar jashtë Kosovës ishte 104 mijë e 924, prej të cilëve 20 mijë e 324 ishin regjistruar për votim në përfaqësi diplomatike dhe votuan 15 mijë 352, ndërkaq për votimin përmes postës ishin regjistruar 84,600 shtetas.

Duke u mbështetur në të dhënat e KQZ-së, numri i zarfeve me fletëvotimeve nga vendvotimet me kusht është 12 mijë e 801, të cilat gjithashtu do t’i nënshtrohen verifikimit, i cili përfshin krahasimin me listën e votuesve të nënshkruar në vendvotime të rregullta. Ndërkaq, numri i votave të personave me nevoja të veçanta është 2 mijë e 597 vota.

Lexo edhe

Video