Deri më sot për certifikim kanë aplikuar 10 subjekte politike, derisa afati për subjektet politike për të paraqitur aplikimin e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 9 shkurtit përfundon sot në orën 16:00.
Kështu ka bërë të ditur Besnik Buzhala nga Zyra për Regjistrim të Partive në mbledhjen e sotme të KQZ-së.
Subjektet që deri më tani janë certifikuar: Jedinstvena Goranska Partija JGP (datë 09.12.2024) me gjithsej 29 kandidatë, Partia e Ashkalinjëve për Integrim PAI (datë 10.12.2024) me 35 kandidatë, Srpska Demokratija (datë 10.12.2024) 13 kandidatë, Iniciativa qytetare Gradjanska Inicijativa Narodna Pravda (datë 10.12.2024) me 10 kandidatë, Iniciativa qytetare Opre Roma Kosova (datë 10.12.2024) me 12 kandidatë, Za Slobodu Pravdu i Opstanak (datë 10.12.2024) me 12 kandidatë, Yenilikçi Türk Hareket Partisi (datë 11.12.2024) me 25 kandidatë, Partija kosovskih Srba (datë 11.12.2024) me 9 kandidatë, kandidati i pavarur Fatmir Bytyqi, dhe Kosova Demokratik Türk Partisi (datë 11.12.2024) me gjithsej 25 kandidatë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim