Ja sa qytetarë votuan në veri

Ja sa qytetarë votuan në veri

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka përditësuar të dhënat më të fundit të votimeve sot në Kosovë.

Në katër komunat veriore deri në orën 16:13 interesimi më i madh i qytetarëve për të votuar ka qenë në Zveçan, ndërsa më së paku në Mitrovicën e Veriut.

Në Zveçan kanë votuar 43.59 për qind ose 7.203 nga gjithsej 3.140 qytetarë me të drejtë vote në këtë komunë.


Në Leposaviq kanë votuar 42.18 për qind ose 5.853 nga gjithsej 13.876 qytetarë me të drejtë vote.

Ndërsa në Zubin Potok të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 2.145 qytetarë ose 31.35 për qind nga gjithsej 6.843.

Interesimi më i vogël është në Mitrovicën e Veriut – 4.45 për qind ose 836 qytetarë nga gjithsej 18.781.

/KosovaPress/

Lexo edhe

Video