Pas një seance maratonike, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka marrë vendimin për kreun e Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.
GJKKO ka lënë në burg Veliaj, ndërsa masa ndaj Xoxës është ndryshuar nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje dy herë në muaj, si dhe i është marrë pasaporta.
Top Channel raporton se Erion Veliaj do të dërgohet në paraburgimin e Durrësit.
Kreu i bashkisë së Tiranës u arrestua të hënën me urdhër të SPAK-ut nën dyshimet për përfitim të qindra-mijëra eurove ryshfet nga fondet e bashkisë apo kompani kontraktuese. Veliaj ndërkohë ka hedhur poshtë akuzat.