Partia Demokratike e Kosovës ka dalë e dyta në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe ka fituar 24 ulëse në Kuvend.
Personi më i votuar në këtë parti sipas rezultateve të përgjithshme të KQZ-së del të jetë kandidati për kryeministër Bedri Hamza me 173.526 vota.
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi renditet i dyti me 98.415 vota, Uran Ismaili 44.283, Vlora Çitaku 41.929, Sala Jashari 36.187, Enver Hoxhaj 34.205, Përparim Gruda 31.316, Ganimete Musliu 31.055, Nait Hasani 29.987, Jakup Nura 29.983, raporton KosovaPress.