Ja kur nis vaksinimi i djemve nga mosha 12 vjeç

Ja kur nis vaksinimi i djemve nga mosha 12 vjeç

Nga shkurti i këtij vitit do të nis vaksinimi i djemve nga mosha 12 vjeç me vaksinën  HPV.

Kjo u bë e ditur në një konferencë për medie nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia  bashkë me drejtoreshën e IKSHPK-së, Ardita Baraku.

Ministri Vitia teksa e ka quajtur ditën e sotme si ditë të rëndësishme për shëndetin publik, ai tha se fillimi i imunizimit edhe për djemtë krijon të ardhme më të shëndetshme.


Ai tha se me këtë vaksinë e cila ka nis për vajzat nga viti i kaluar janë imunizuar 10 mijë vajza.

Drejtoresha e IKSHPK-së, Ardita Baraku tha se vaksina HPV është e sigurt dhe efikase në mbrojtjen nga disa lloje të sëmundjeve të kancerit.

Shefja e njësisë se vaksinimit në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Fetije Fetaj, tha se në vitin 2024, 84 për qind është arritur vaksinimi  i vajzave me HPV.

Lexo edhe

Video