Komisioni i Garave brenda Federatës së Futbollit të Kosovës ka njoftuar se tërheqja e shortit për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll do të bëhet të martën (më 4 mars), në orën 13:00.
Shorti do të tërhiqet në selinë e FFK-së në praninë e Komisionit të Garave dhe të përfaqësuesve të klubeve. Në këtë fazë të garave janë kualifikuar Drita, Prishtina, Drenica dhe Llapi, derisa ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje, përcjellë KosovaPress.