Izraeli do të apelojë vendimin për Netanyahun

Izraeli do të apelojë vendimin për Netanyahun

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se do të apelojë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICC) për të lëshuar urdhër-arrest ndaj tij  dhe ish-shefit të Mbrojtjes Yoav Gallant.

“Izraeli paraqiti një njoftim në ICC sot në lidhje me qëllimin e tij për të apeluar në gjykatë së bashku me një kërkesë për të vonuar zbatimin e urdhër-arresteve”, tha zyra e Netanyahut në një deklaratë.


Netanyahu u takua sot me senatorin amerikan Lindsey Graham në zyrën e kryeministrit në Jerusalem.

ICC lëshoi ​​urdhër-arrest javën e kaluar për Netanyahu dhe Gallant për krime lufte në Gaza.

Izraeli kishte një afat deri sonte në mesnatë për t’iu përgjigjur vendimit të gjykatës në Hagë. /AA

Lexo edhe

Video