Kandidati për deputet nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ahmet Isufi vizitoi Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Viti.
Aty, Isufi ka shprehur përkrahjen për realizimin e objektivave që i ka organizata për përkujdesje të veteranëve të luftës.
Isufi i AAK-së, tha se ishte i nderuar me mikpritjen dhe i kënaqur me gatishmërinë e tyre për të qenë në shërbim të vlerave të lirisë.
“Sot, vizitova OVL të UÇK-së në Viti, me të cilin rast iu urova punë të mbarë Kryetarit Idriz Quni dhe Kryesisë së zgjedhur duke iu shprehur përkrahjen në realizimin e objektivave që ka organizata për përkujdesje të veteranëve të luftës. Isha i nderuar me mikpritjen, por edhe i kënaqur me gatishmërinë e tyre për të qenë në shërbim të vlerave të lirisë”, shkroi Isufi në Facebook.