Isufi: Qeveria Kurti ka pasur vetëm fjalë dhe jo vepra

Isufi: Qeveria Kurti ka pasur vetëm fjalë dhe jo vepra

Koalicioni AAK-Nisma ka marrë mbështetje nga banorët e Gjilanit para të cilëve ka prezantuar programin për Kosovën Fituese.

Gjatë fjalës së tij, kandidati për deputet nga AAK-ja, Ahmet Isufi tha se gjatë Qeverisë Kurti “ka pasur vetëm fjalë e jo vepra”.

“Thonë populli ynë: fjaltë kallabllak janë fukarallak. Një mandat e gjysmë veç fjalë kemi pasur, as vepra e as vendime, as veprime të cilat e qojnë Kosovën përpara. Përkundrazi, kemi pasur fyerje e konfrontim të politikës së Kosovës. Kemi pasur acarime të raporteve politike që dikush i ka sjellë”, tha ai.

“Me këtë mënyrë të sjelljes e meritojnë që me 9 shkurt me t’jau pru shkurt e me i çu në shtëpi e me ardh në shprehje ata që e ndërtojnë dhe zhvillojnë Kosovën”, u shpreh Isufi.


Sipas Isufit, LVV “po nderon dëshmorët e vdekur por po fyen ata që luftuan bashkë me ta e që sot janë veteranë”.

“Ata nuk meritojnë të udhëheqin në këtë vend”, tha ai.

Isufi edhe njëherë përsëriti se Koalicioni për Kosovën Fituese do ta bëjë shtetin pjesë të NATO-s.

Artikull i sponsorizuar

Lexo edhe

Video