Ahmet Isufi, kandidat për deputet nga AAK në emisionin zgjedhor në RTV21 në lidhje me qeverinë aktuale thotë se përfaqësuesit e kësaj qeverie nuk janë duke i besuar vetvetes.
Sipas tij LVV është pa program dhe orientim, orientimi i vetëm i LVV sipas Isufit po cilësohet se është sulmi ndaj opozitës, mediave, policisë dhe ushtrisë.
“Unë po dyshoj që përfaqësuesit e kësaj qeverie as vetvetes nuk janë ka i besojnë përshkak se është dashtë t’i kryejnë punët qeveritarë që i kanë pasur brenda Kosovës, t’i zbatojnë projektet të cilat kanë qenë të nisura, të vazhdojnë me tjera që është dashur këta t’i planifikojnë në mënyrë që të kenë tani arsye për me dalë në fushatë. I ke parë janë pa program, pa orientim, të vetmin orientim që e kanë sulm ndaj opozitës, ndaj mediave, ndaj sindikatave, ndaj administratës, ndaj policisë, ushtrisë. Domethënë çdo gjë këtyre nuk ju duket që është e nevojshme që të funksionalizohet këtë vend, të përparohet të mos flej”, thekson Isufi.
Artikull i sposorizuar.