ISP Broadcast do të sjellë për herë të parë sistemin 6G në Kosovë

Kompania e internetit ISP Broadcast për herë të parë do të ofrojë sistemin 6G në Kosovë me një cilësi të lartë duke filluar nga viti i ardhshëm. Gjithashtu me pagesën e internetit do të mundësohet inovacioni i ri, duke mundësuar që konsumatorët e kompanisë të kenë me vete internet kudo që shkojnë në botë.

Në darkën e fund-vitit, pronari i kompanisë Qëndrim Kryeziu u shpreh se kanë kapërcyer jashtëzakonisht shumë me procedurat e përshpejtuara, duke i vendosur fibrat optikë të internetit. Ai ka njoftuar se edhe TV Arbëria do të fillojë së funksionuar më 7 janar 2025.

“Këto 20 vite nuk kanë qenë pa sfida, kemi pasur ngarkesa dhe momente të mira e të pakëndshme nuk kemi pasur asnjëherë. Do të jemi të parët duke ofruar sistemin 6G. Të parët në Evropë që do të prezantohen nga kompania jonë. Jemi operatori i parë që do të ofrojë cilësinë e internetit nga më të lartit. Do të keni një mundësi që kur ta paguani do të keni kudo edhe në të gjithë botën. Një nga inovacionet më të reja që do të filloj më 2025-2027 duke mundësuar që të ketë internet me vete kudo që të shkojë. Televizioni do të fillojë së funksionuar më 7 janar”, u shpreh Kryeziu.

Një fjalë rasti në këtë ceremoni ka mbajtur edhe kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati.


“Produktet e ISP-së gjithmonë kanë qenë dhe janë ato që na japin shërbime. I falënderoj në emër të Komunës së Malishevës. Është e para, e cila i ka vendosur edhe fibrat optikë. Kjo kompani ka zanafillën në Malishevë. I ka shërbyer edhe jetës publike, politike, kulturore. Kjo kompani është shumë e lidhur me qytetarët e kësaj komune”, ka thënë Kastrati.

Hamdi Malushaj nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, ka folur mbi rolin e ISP Broadcast në jetën e qytetarëve.

“E ka prekur pikën – rinia jonë në komoditet të zyrave të mira të Kosovës, në pagesa pothuajse mbi standardet e vendit, jetojnë në ofrimet që ka bërë kjo kompani. Dhoma e Tregtisë e ka si anëtar të devotshëm kontribuues”, ka thënë Malushaj.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili ka thënë se kjo kompani i ka shërbyer jetës publike, politike e kulturore, duke u lidhur me qytetarët e kësaj komune.

ISP Broadcast, e themeluar para 20 vjetësh, është ndër platformat lidere në Kosovë e cila bën shpërndarjen e rrjetit me teknologjinë më të avancuar të internetit me fibra optikë dhe Wireles 6G. Ajo po ashtu vazhdon të mbetet adresa e parë e bashkëpunimit me kompanitë e njohura në tregun ndërkombëtar.

Lexo edhe

Video