Ismet Krasniqi është rizgjedhur si president i Komitetit Olimpik të Kosovës edhe për katër vjetët e ardhshme.
Në Asamblenë Zgjedhore të Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi ishte kandidat i vetëm për postin e presidentit dhe ai u votua me aklamacion nga 89 delegatët e pranishëm në asamble.
Në fjalimin e tij menjëherë pas zgjedhjes, Krasniqi tha se në katër vjetët e ardhshme prioriteti kryesor do të jetë fokusi te zhvillimi i gjeneratave të reja, por edhe arritja e rezultateve më të mëdha në arenën ndërkombëtare, si dhe rritjen buxhetit të Komitetit Olimpik të Kosovës.
Paraprakisht, në këtë Asamble Zgjedhore u miratuan edhe raporti vjetor i punës së KOK-ut për 2024, raporti financiar, si dhe plani i veprimit dhe ai financiar për 2025.
Ndërsa, Besim Hasani u zgjodh president nderi i Komitetit Olimpik të Kosovës.