Ismajli: Kur dikush nuhat humbjen, përpiqet të ofendojë dhe të dëmtojë procesin

Ismajli: Kur dikush nuhat humbjen, përpiqet të ofendojë dhe të dëmtojë procesin

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Naim Ismajli ka thënë se PDK nuk duhet të lejojë që provokimet e humbësve të ndikojnë negativisht në fushatën tonë të pastër dhe dinjitoze.


Sipas tij, fakt është se kur dikush nuhat humbjen, përpiqet të ofendojë, përçajë dhe të dëmtojë procesin, por PDK nuk ka asnjë qëllim të merret me askënd.

“Ne jemi të përkushtuar ndaj programit më të mirë politik për të qeverisur vendin, një program që i shërben qytetarëve dhe zhvillimit të Kosovës. Me kryeministrin e ardhshëm, Bedri Hamza, ky vizion do të bëhet realitet. Prandaj, apeloj që të gjithë në PDK të vazhdojnë të fokusohen te procesi i fushatës dhe komunikimi me qytetarët. Duke u angazhuar në mënyrë konstruktive dhe duke shmangur polemikat, do të bëjmë nder partisë dhe do t’i bëjmë krenarë të gjithë ata që na mbështesin. Le të qëndrojmë të bashkuar dhe të përqendruar tek qëllimi ynë i përbashkët: një Kosovë më e mirë për të gjithë. #MaMirë131PDK✅ #BedriHamza1✅  #MemliKrasniqi2✅  #NaimIsmajli48✅#AulonaSyla73✅”, ka shkruar ai.

Lexo edhe

Video