Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Naim Ismajli ka marrë mbështetje nga banorët e fshatit Shalë të Lipjanit.
Ai ka falënderuar simpatizantët për përkrahjen e vazhdueshme.
Ismajli shkroi në Facebook se Shala e dëshmoi edhe njëherë mbështetjen e palëkundur dhe mikpritjen e jashtëzakonshme.
“Fshati Shalë bastion i PDK-së. Ashtu si gjithmonë, Shala dëshmoi edhe sonte mbështetjen e palëkundur dhe mikpritjen e jashtëzakonshme. Me këngë folklorike, atmosferë festive dhe pjesëmarrje masive, bashkë po forcojmë rrugën tonë drejt fitores”, shkroi ai.
Ismajli ka takuar edhe miqtë e tij të cilët i kanë dhënë mbështetje në garën për deputet të Kuvendit të Kosovës.
Artikull i sponsorizuar