Pas raportimit të mediave serbe se një grup që ka marrë pjesë në organizimin e Banjskës ka mbërritur në Beograd ka reaguar eksperti i çështjeve të sigurisë Avni Islami.
Islami tha se Aleksandar Vuçiq po ndjek një manual të njohur autokratik duke krijuar krizë për të shuar revoltën, raporton KosovaPress.
“Me ardhjen e terroristëve të Banjskës në Serbi dhe shfaqjen e paramilitarëve famëkeq pranë Presidencës, ai po inskenon një klimë frike për të justifikuar masa represive ndaj protestuesve më 15 mars. Asgjë nuk është rastësi – kjo është një strategji e pastër e mbijetesës politike përmes kaosit dhe shantazhit”, ka shkruar Ismali në rrjetin social Facebook.
Serbia sipas tij nuk është duke u destabilizuar nga qytetarët e saj, por nga ai që ka kapur pushtetin dhe po përdor grupet kriminale si mburojë politike.
Vesna Malishiq, kryeredaktore e Radarit në Serbi tha se gazetarët e së përjavshmes kishin marrë informacione se një grup që ka marrë pjesë në organizimin e Banjskës ka mbërritur në Beograd.
Lexo edhe:
https://kosovapress.com/malishiq-nje-grup-qe-ka-marre-pjese-ne-organizimin-e-banjskes-ka-mberritur-ne-beograd/