Historiani dhe profesori gjerman i shkencave politike, Herfried Munkler, i cili ka shërbyer si këshilltar politik i ish-kancelares Angela Merkel, e ka cilësuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq si një nga imperialistët më të rrezikshëm për Evropën, shkruan KosovaPress.
I ftuar në studion e kanalit kryesor televiziv publik gjerman Das Erste, Munkler vlerësoi se modeli transatlantik i Perëndimit është i vjetruar dhe se Evropa ka nevojë për një riorganizim të thellë, duke e përmendur në këtë kontekst edhe presidentin e Serbisë.
“Vuçiq është një imperialist i rrezikshëm për Evropën, njësoj si Putini,” deklaroi ai, transmeton KosovaPress.
Profesori gjerman theksoi gjithashtu nevojën për krijimin e një ombrelle bërthamore evropiane, duke argumentuar se mbrojtja e garantuar nga Shtetet e Bashkuara nuk mund të merret më si e sigurt.
“Është momenti i fundit, thirrja e fundit për zgjimin përfundimtar,” paralajmëroi ai, shkruan KosovaPress.
Në këtë intervistë të transmetuar në televizionin publik gjerman, Munkler e quajti riarmatimin ushtarak një opsion jorealist dhe paralajmëroi për tensione dhe konflikte të reja politike në kontinent.