IPK rekomandon suspendimin e tre policëve

IPK rekomandon suspendimin e tre policëve

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për tre zyrtarë policorë në Mitrovicën e Jugut.

Informacionet e para për këtë rast IPK i ka pranuar nga Policia e Kosovës ku dyshohet se tre zyrtarë policorë nga Stacioni Jugu në Mitrovicë janë përfshirë në një rast si të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, raporton KosovaPress.


“Incidenti raportohet të ketë ndodhur në Mitrovicë pas mesnatës së datës 2 mars 2025 kur zyrtarët e dyshuar (jashtë detyrës zyrtare por me uniformë) me veturë private kishin ndaluar një automjet me arsyetimin për një kundërvajtje afër sheshit ‘Isa Boletini’ në Mitrovicë duke arrestuar dhe pas kësaj kishin njoftuar një njësi policore në detyrë dhe kishin shoqëruar në stacion policor njërin nga pasagjerët e veturës së ndaluar. Bazuar në hetimet fillestare, hetuesit e IPK-së dyshojnë se njëri nga zyrtarët policorë të përfshirë si të dyshuar në këtë rast ka pasur probleme të natyrës personale me qytetarin e arrestuar”, thuhet në njoftim.

Veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit përderisa rasti trajtohet në procedurë të rregullt.

/KosovaPress/

Lexo edhe

Video