IPK-ja heton dy raste në Mitrovicën e veriut dhe Leposaviqit

IPK-ja heton dy raste në Mitrovicën e veriut dhe Leposaviqit

Inspektorati Policor përmes një hetimi preliminar do të verifikojë rrethanat e arrestimit të dy të dyshuarve nga policia në Mitrovicën e Veriut dhe në Soqanicë të Leposaviqit


Sipas IKP-së, hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) do të verifikojnë rrethanat e arrestimit dhe pretendimet për keqtrajtim nga policia në Mitrovicën e Veriut lidhur me një incident që raportohet të ketë ndodhur në mbrëmjen e 12 janarit 2025 dhe  pretendimet për keqtrajtim gjatë ndërmarrjes së veprimeve policore në një rast tjetër të një arrestimi në Soqanicë të Leposaviqit.

Inspektorati Policor sipas detyrës zyrtare (ex officio) ka filluar procesin e grumbullimit të informacioneve dhe hetimit preliminar lidhur me rrethanat e arrestimeve të dy qytetarëve nga policia në këto dy raste.

Lexo edhe

Video