Interesim më i vogël i votuesve se në vitin 2021 në veri

Interesim më i vogël i votuesve se në vitin 2021 në veri

Qytetarët serbë në komunat veriore në Kosovë nuk kanë shfaqur shumë interesim për të votuar në zgjedhjet e sotme parlamentare në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021.


Bazuar në të dhënat e KQZ-së deri në orën 15:00 në vitin 2021 në Zubin Potok të drejtë e votës e kishin shfrytëzuar rreth 63 për qind, derisa në zgjedhjet e sotme parlamentare këtë të drejtë e shfrytëzuan vetëm 31.35 për qind.

Ndërsa, në Mitrovicën e Veriut përgjatë vitit 2021 kishin votuar rreth 55 për qind e qytetarëve, për dallim kur në zgjedhjet e sotme parlamentare deri në ora 15:00 kanë marrë pjesë 4.45 për qind. Rënie të interesimit nga qytetarët pati edhe në Komunën e Leposaviqit, pasi që në 2021 në këtë komunë deri në ora 15:00 kishin votuar rreth 59 për qind, derisa sot kjo shifër është 42.18 për qind.

Lexo edhe

Video