Interesim i madh i qytetarëve për të votuar në shkollën “7 Marsi” në Prishtinë

Interesim i madh i qytetarëve për të votuar në shkollën “7 Marsi” në Prishtinë

Qendra e votimit në shkollën “7 Marsi” në Prishtinë është hapur me kohë dhe deri tani procesi po shkon në rregull.

Kështu ka thënë për KosovaPress kryesuesja e qendrës së votimit, Shpresa Gashi-Çitaku.


Ajo tha se i tërë materiali zgjedhor ka mbërritur me kohë.

KosovaPress ka qëndruar në këtë qendër votimi. Përkundër temperaturave të ulëta, kishte interesim të qytetarëve për të shfrytëzuar të drejtën e tyre demokratike.

Në këtë qendër votimi votojnë banorët e lagjes “Kalabria”./KosovaPress/

/KosovaPress/

Lexo edhe

Video