Instituti Atlas kërkon heqjen e TVSH-së në faturat e energjisë

Instituti Atlas kërkon heqjen e TVSH-së në faturat e energjisë

Instituti Atlas ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të heqë tatimin në vlerë të shtuar prej 8% në faturat e energjisë elektrike dhe të kompensohen miliona euro të shpenzuara për konsumimin e energjisë në veri, në rast se vendoset të rritet çmimi i energjisë elektrike nga prilli.

Sipas Institutit heqja e TVSH-së dhe kthimi i 132.5 milionë eurove të paguara për energjinë në veri do të çonte në një ulje prej 36% të çmimit të energjisë për vitet 2025 dhe 2026, raporton KosovaPress.


“Nëse ZRRE-ja vendos të rrisë të hyrat maksimale të lejuara me 15%, Instituti Atlas kërkon që Qeveria e Kosovës të heqë TVSH-në prej 8% në faturat e energjisë elektrike dhe të zbatojë opinionin e Avokatit të Popullit dhe gjykatave të Kosovës, duke kthyer 132.5 milionë euro që janë paguar padrejtësisht për konsumimin e energjisë në veri. Këto masa do të sillnin ulje të çmimit të energjisë me 36% gjatë viteve 2025 dhe 2026,” thuhet në postimin e Institutit Atlas në Facebook.

ZRRE ka bërë me dije propozimin për një rritje të mundshme prej 15% të tarifave të energjisë elektrike, propozim që ka shkaktuar reagime të shumta.

Derisa së fundi ka nisur tashmë një fushatë në rrjete sociale për të kundërshtuar këtë rritje.

/KosovaPress/

Lexo edhe

Video