Iniciohet marrëveshja për sigurime shoqërore Kosovë-Slloveni

Iniciohet marrëveshja për sigurime shoqërore Kosovë-Slloveni

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati priti sot në takim zëvendëskryeministrin, njëherësh ministrin e Punës të Sllovenisë Luka Mesec me të cilin janë dakorduar për inicimin e marrëveshjes për sigurime shoqërore mes dy vendeve.

Marrëveshja do të lehtësojë barrën e qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Slloveni, si dhe anasjelltas, duke u mundësuar atyre të realizojnë të drejtën për pension në vendin ku jetojnë.


Inicimi i kësaj marrëveshjeje u konsiderua si interes i përbashkët i të dyja vendeve, andaj takimi i sotëm hapi rrugë për fillimin e negociatave ndërmjet ekipeve teknike drejt finalizimit të marrëveshjes.

Palët shprehën vullnetin e tyre për të thelluar bashkëpunimin mes dy shteteve përmes nismave konkrete në dobi të qytetarëve të të dyja vendeve.

Lexo edhe

Video