Infantino takon Trump, gafa me Francën dhe “Task Force” për Botërorin e 2026-ës

Infantino takon Trump, gafa me Francën dhe “Task Force” për Botërorin e 2026-ës

Numri një i FIFA-s, Giani Infantino takoi pak orë më parë presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Temat e diskutimit nuk mund të ishin të tjera veç dy eveneteve të mëdha që do të mbahen në muajt në vazhdim përtej oqeanit.

Siç dihet në verën e këtij viti FIFA ka vendosur që të zhvillojë në SHBA edicionin e parë të Kupës së Botës për Klube. Një event ky që i garanton fitueses një shifër rreth 150 milionë euro. Gjatë takimit Infantino i prezantoi presidentit edhe trofeun prestigjoz.

Një tjetër argument i këtij takimi është edhe Kupa e Botës, e cila do të mbahet në Meksikë, SHBA dhe Kanada. Për të garantuar mbarëvajtjen e këtij kompeticioni, i cili do të luhen në verën e 2026-ës, Donald Tramp firmosi një dekret ku falë të cilit do të ngrihet një Task Force, i cili do të merret me mbarëvajtjen e këtij kompeticioni, shkruan The Guardian, transmeton KosovaPress.


Në një bashkëbisedim me Infantinon, Tramp u interesua për ekipin fitues duke pyetur numrin një të FIFA nëse SHBA-të kishin shpresë për të triumfuar në finale.

“SHBA-të mund ta fitojnë falë ndihmës së publikut. E kanë një shans”, u përgjigj Infantino, i cili renditi mes favoriteve Argjentinën, Brazilin, Anglinë dhe Gjermaninë. Në këtë pikë mediet franceze janë “rebeluar” pasi sipas tyre mungesa e dy herë kampionëve të botës mes pretendenteve nuk ishte rastësore duke patur parasysh takimin e fundit e fundit të Emanuel Makro me Donald Tramp, përcjell RTSh.

Infantino tha se Trump nuk i kishte kërkuar që të konsideronte ripranimin e skuadrave ruse në Kupën e Botës, me kualifikimin për vitin 2026 që do të fillonte këtë pranverë. “Jo, nuk jam pyetur,” tha ai. “Unë mendoj se ka tema më të rëndësishme për të diskutuar kur diskutoni për paqen sesa futbollin. Por ne duam që të gjitha vendet të luajnë”.

Në një çështje tjetër të diskutueshme për presidentin e FIFA-s, Infantino mbrojti vendimin për t’i dhënë Kupën e Botës 2034 Arabisë Saudite. “Kishte një vendim të Kongresit [FIFA], duke bashkuar të gjithë botën. Mendoj se ishte një hap shumë pozitiv për futbollin, duke sjellë në tetë vite futbollin në të gjithë botën, duke pritur të gjithë”, tha ai. “Futbolli është loja e të gjithëve. Të gjithë e duan futbollin. Është sporti numër 1 në botë. Ne duhet t’i sjellim të gjithë në tryezë”, shkruan The Guardian.

Lexo edhe

Video