Incident zjarri në një shtëpi në Shtërpcë, gjendet pa shenja jete një grua

Incident zjarri në një shtëpi në Shtërpcë, gjendet pa shenja jete një grua

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në komunën e Shtërpcës një shtëpi është përfshirë nga zjarri.


Sipas policisë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar dhe fikur zjarrin, raporton KosovaPress.

“Gjatë kontrollit të shtëpisë së përfshirë nga zjarri është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

/KosovaPress/

Lexo edhe

Video