Incident në veri, policia ndalon 12 persona

Incident në veri, policia ndalon 12 persona

Disa persona me automjetet e tyre dhe flamuj kombëtarë kanë shkuar sonte për të festuar Ditën e Pavarësisë në veri të Mitrovicës.

Ata janë sulmuar me gurë afër përmendores së ‘Princ Llazarit’ nga disa qytetarë serbë, por përveç dëmeve në automjete, nuk ka të lënduar.

Më pas, disa qytetarë serbë kanë dalë me automjete dhe flamuj serbë nëpër rrugët e veriut, si kundërpërgjigje ndaj asaj që kishte ndodhur më herët.

Zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar ngjarjen për KosovaPress, duke thënë se Policia e Kosovës ka ndaluar 12 persona, 10 prej tyre të mitur, në dyshimin se kanë hyrë me flamuj shqiptarë në Mitrovicën e Veriut.


Sipas tij, dyshohet gjithashtu se ata janë sulmuar me gurë nga disa serbë.

“Janë ndaluar 12 persona, 10 të mitur, dyshohet se me flamuj shqiptarë kanë hyrë në Mitrovicë të Veriut. Dyshohet se disa serbë më pas i kanë sulmuar me gurë. I kemi ndalu dy vetura, në njërën veturë kanë qenë pesë të mitur. Në veturën tjetër kanë qenë shtatë persona. Ende nuk ka ndonjë vepër, përveç për patentë shofer e kundërvajtje në trafik, për ketë punë jemi duke u marrë me ta”, ka thënë Elshani.

Tutje, ai sqaroi se nuk ka vepër për përdorimin e flamujve, teksa shtoi se policia është duke e trajtuar ketë rast, pasi që personat janë të mitur dhe se ky rast është hapur si ‘dëmtim kriminal’. Pas përfundimit të procedurave tona që të gjithë 12 personat janë lirua, ndërsa janë shqiptu 4 tiketa

Prej tyre tre për mungesë patentë shoferi (2 nga ta të mitur) dhe 1 për më shumë persona në automjet se sa që është e lejuar (7 persona në një pikap).

Lexo edhe

Video