Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit, është njoftuar për një incident, brenda hapësirave të klinikave.
Sipas njoftimit, menjëherë janë ndërmarrë masat emergjente nga institucioni, është njoftuar edhe Policia e Kosovës.
“Pas masave të ndërmarra rasti është izoluar dhe nuk paraqet rrezik”.
Sipas informatave, rasti ka ndodhur në hapësirat e Klinikës së Nefrologjisë në QKUK, ku i dyshuari ka kërcënuar gruan se do të hidhej nga dritarja e dhomës. Aty ka reaguar edhe zjarrfikësit.