Identifikohen mbetjet mortore të një personi të zhdukur gjatë luftës

Identifikohen mbetjet mortore të një personi të zhdukur gjatë luftës

Janë identifikuar mbetjet mortore të Elhami (Qamil) Tahiragës nga Rahoveci, njoftoi të mërkurën Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur.

Elhami Tahiraga ishte në listën e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, raporton KosovaPress.

Sipas njoftimit të Komisionit, familja është njoftuar dhe identifikimi është kryer përmes metodës shkencore të AND-së.


“Pas 26 vitesh, falë identifikimit të kryer me metodën shkencore të ADN-së, është bërë e mundur identifikimi i mbetjeve mortore [eshtrave] të Elhami [Qamil] Tahiraga nga Rahoveci, i cili figuronte në Listën e Personave të Zhdukur që nga periudha e luftës në Kosovë”, shkroi Komisioni të mërkurën në Facebook, përcjellë KosovaPress.

Komisioni i ka shprehur solidaritet dhe mbështetje të sinqertë familjes Tahiraga “duke shpresuar që ky identifikim t’u sjellë sadopak lehtësim pas një pritjeje të gjatë e të dhimbshme”.

Në Kosovë vazhdojnë të jenë të pagjetur rreth 1.600 persona të zhdukur me dhunë nga forcat serbe gjatë luftës së fundit.

/KosovaPress/

Lexo edhe

Video