Në varrezat e qytetit të Prishtinës iu dha lamtumira e fundit doktor Isuf Dedushajt.
Në ceremoninë e varrimit të epidemiologut të parë në Kosovë, morën pjesë qytetarë të shumtë të cilët nderuan kontributin e tij.
Dedushaj ishte një nga figurat më të shquara të shëndetësisë publike në Kosovë. Ai dha kontribut të madh si mjek, profesor dhe drejtues i institucioneve shëndetësore.
Me rastin e vdekjes së doktor Dedushajt, qytetarë të shumtë dhe zyrtarë shtetërorë kanë bërë homazhe në Sallën e Kuqe në Prishtinë.
https://kosovapress.com/nderron-jete-isuf-dedushaj
https://kosovapress.com/organizohen-homazhe-me-rastin-e-vdekjes-se-doktorit-isuf-dedushaj