I dyshuari për vrasjen në Vushtrri e pranon fajësinë

I dyshuari për vrasjen në Vushtrri e pranon fajësinë

Një person është arrestuar për vrasjen që ndodhi mbrëmë në Vushtrri. Një 19-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri derisa i dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar fajësinë për vrasjen. Kështu bën të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, për KosovaPress.

Ai theksoi se i dyshuari për veprën penale “Vrasje e rëndë” gjendet në ndalim 48 orësh.


“Është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se është kryer kjo vrasje, Prokuroria dhe policia janë duke mbledhur provat relevante në lidhje me rastin. Gjatë marrjes së deklaratës i dyshuari e ka pranuar fajësinë për vrasjen. Në afatin e paraparë ligjor prokuroria do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit për këtë rast. Gjatë hetimit do të zbulohen edhe motivet që quan në këtë ngjarje”, thuhet në përgjigjen për KosovaPress.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 20:35 në rrugën “Galip Badivuku”, në Vushtrri.

Lexo edhe:
https://kosovapress.com/arrestohet-i-dyshuari-per-vrasjen-e-rende-ne-vushtrri/
https://kosovapress.com/vrasje-ne-vushtrri/

/KosovaPress/

Lexo edhe

Video