Hysen Durmishi përmend investimet e qeverisë Kurti në Prizren

Hysen Durmishi përmend investimet e qeverisë Kurti në Prizren

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje Hysen Durmishi ka folur mbi projektet e realizuara nga qeverisja Kurti gjatë këtij mandati dhe projektet në vazhdim.  

Ai në një video të postuar në Facebook ka thënë se Qeveria Kurti ka ndarë dhjetëra miliona për projekte në Prizren.


“Qeveria jonë ka bërë shumë projekte për Prizrenin. 3.5 milionë euro kemi bërë rrugë lokale në Prizren. 35 milionë euro për rrugën Prizren-Tetovë, përkatësisht nga autostrada e deri te tuneli, 5 milionë euro për teleferikun nga Marashi e deri te Kalaja, 6.5 milionë euro për rrugën Korishë-Kabash-Brezovicë dhe jemi në përfundim të ndërtimit të rrugës Gorozhup-Bogaj – Has, pra që e lidh Hasin me të dyja anët e kufirit”, ka thënë Durmishi, i cili në listën e Lëvizjes Vetëvendosje mban numrin 60.

“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”

Lexo edhe

Video