Hysen Durmishi: Desivojca e Kamenicës do të bëhet me rrugë

Hysen Durmishi: Desivojca e Kamenicës do të bëhet me rrugë

Banorët e Desivojcës së Kamenicës ka pesë dekada që presin për ndërtimin e rrugës dhe tash ëndrra e tyre do të bëhet realitet.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, njëherësh ministër i Infrastrukturës Hysen Durmishi, gjatë takimit me banorët ka thënë se javën tjetër do të fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës Shipashnicë – Desivojcë – Tërstenë, në gjatësi 11 km dhe vlerë rreth 3 milionë euro.


“Banorët ishin shumë të gëzuar dhe falënderues për këtë investim që është vetë jeta për ta”, ka shkruar Durmishi në një postim në Facebook.

“Artikull i sponsorizuar  – zgjedhjet 2025”

Lexo edhe

Video