Një person ka humbur jetën tragjikisht derisa ishte duke punuar gjatë renovimeve të një ndërtese në Prizren.
Zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren Shaqir Bytyqi ka konfirmuar për KosovaPress, se rasti ka ndodhur në ora 15:40 në rrugën “Ekrem Rexha”.
“Derisa një punëtor ishte duke punuar, nga lartësia bie një profil metali, i njëjti e godet në kokë punëtorin A. G., 25-vjeçar nga fshati Vragoli, Fushë Kosovë, dhe për pasojë i njëjti vdes. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi i urgjencës”, tha ai.
Në vendngjarje kanë dalë hetuesit kujdestarë të stacionit dhe sektori rajonal i hetimeve, ndërkohë në lidhje me rastrin është informuar inspektori i punës.
Policia e Kosovës në konsultim me prokurorin kujdestar janë duke hetuar rastin.