Milani nuk do t’i ofrojë Theo Hernandezit zgjatjen të kontratës, që do të thotë se ai do të largohet në verë ose në fund të kontratës së tij në vitin 2026.
“La Gazzetta dello Sport raporton” se kuqezinjtë kanë vendosur të mos i ofrojnë Theos një kontratë të re pasi francezi mori një karton të kuq kundër Feyenoordit, duke kontribuar në largimin e tyre nga Champions League.
Bisedimet për kontratën mes dy palëve kanë vazhduar për disa muaj, por performancat e përgjithshme të lojtarit këtë sezon nënkuptojnë se Milani nuk do t’i ofrojë atij një zgjatje të kontratës me një rritje page, përcjellë KosovaPress.
Mbrojtësi francez u kërkoi falje tifozëve dhe bashkëlojtarëve të mërkurën, por kjo nuk do ta ndryshojë të ardhmen e tij në “San Siro”.
Milani thuhet se kishte pranuar një ofertë të Comos për Theon në afatin kalimtar të janarit, por francezi refuzoi të largohej.